Këtë vit pritet të fillojë ndërtimi i autostradës drejt Merdares, do të kushtojë 250 milionë euro

Aktuale

Këtë vit pritet të fillojë ndërtimi i autostradës drejt Merdares, do të kushtojë 250 milionë euro

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se me investimet amerikane të premtuara në Marrëveshjen e Uashingtonit do të ndërtohet edhe autostrada e Merdares.

Ai ka thënë se në bazë të seriozitetit që kanë treguar investitorët amerikanë që kanë dërguar letra këtë javë, autostrada do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt.

“Mendoj se këtë vit është e mundshme të fillojë ndërtimi i autostradës për Merdare. Po flasim për një autostradë që ka koston deri në 250 milionë euro. Autostrada ka 27 kilometra”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

Ministri i Infrastrukturës thotë se është kërkuar që kushdo që e merr punën, punimet të përfundojnë jo më larg se 15 muaj.

Duke folur për mini-Schengenin, Abrashi thotë se është e vërtet që LDK në të kaluarën e ka refuzuar këtë iniciativë por sipas tij tash garantues është Amerika.

“Ne tash jemi palë e barabartë e kësaj iniciative. Ne tash paraqesim edhe kushtet tona si shtet i barabartë”, tha ndër të tjera Arban Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat