Haradinaj lavdëron policinë për aksionin në Karaçevë: Kudo që kanë kokën, kështu do duken

Aktuale

Haradinaj lavdëron policinë për aksionin në Karaçevë: Kudo që kanë kokën, kështu do duken

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 22:24
Daut Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë, në të cilin u godit rrjeti ilegal i kazinove.

Haradinaj ka shkruar në rrjetin social Facebook se është krenar me Policinë e Kosovës.

“Kudo që e kanë kokën, kështu do të duken. Krenar me policinë tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se të njejtin operacion të policisë për goditje të krimit e kishe refuzuar më parë, kryeministri i asokohe, Albin Kurti, gjë që e ka pranuar edhe ai në një intervistë televizive.

Postimi i plotë:

Kudo që e kanë kokën, kështu do të duken.
Krenar me policinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat