Tha se koka e krimit të Karaçevës është në Prishtinë – i vjen kundërpërgjigja e fortë Albin Kurtit!

Aktuale

Tha se koka e krimit të Karaçevës është në Prishtinë – i vjen kundërpërgjigja e fortë Albin Kurtit!

Nga: N. H Më: 20 shtator 2020 Në ora: 07:44
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha dje se i përgëzon policët e Kosovës që u përfshinë mbrëmë ne operacionin në Karaçevë por tha se për të pasur sukses ky operacion duhet që të vazhdoj edhe me hallkat të sistemit të drejtësisë.

Megjithatë Kurti, në një paraqitje para mediave shprehur dyshime se është goditur krimi me aksionin në Karaçevë.

Lidhur më këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar analisti politik Petrit Zogaj.

Image
Petrit Zogaj

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nëse Kurti e tha që “Koka e Karaçevës” është në Prishtinë, sipas tij, kreu i VV-së pak a shumë e ka idenë se e kujt është ajo kokë.

Zogaj në përgjigjen e tij ndaj Kurtit thotë se shumica e njerëzve e kanë parasysh se kush qëndron prapa bizneseve kriminale në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

Aksioni ne Karaçevë u mbështetë nga të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre, apo jo? Nëse Albini e tha që “Koka e Karaçevës” është në Prishtinë, ai pak a shumë e ka idenë se e kujt është ajo kokë.

Në fakt, shumica e njerëzve e ka parasysh se kush qëndron prapa bizneseve kriminale në Kosovë.

Goxha e thjeshtë është: analizojani pasurinë një politikani, shihjani të ardhurat, arsyetimet që jep për to, stilin e jetesës dhe e kupton se përpos ndonjë organizimi kriminal mbrapa tij, nuk ka mundësi tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat