Dalin detaje të reja nga operacioni i Policisë, në Kamenicë u gjetën edhe dhi të kontrabanduara

Aktuale

Dalin detaje të reja nga operacioni i Policisë, në Kamenicë u gjetën edhe dhi të kontrabanduara

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:26
Aksioni

Gjatë operacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës është hasur në kontrabandim të kafshëve.

Të premten rreth orës 22:00, gjatë operacionit që zhvilloi Policia, është hasur një furgon i braktisur, në të cilin kishte të ngarkuar disa krerë kafshë të imta (Dhi të racave të ndryshme).

Me vendim të prokurorit, furgoni është konfiskuar, ndërsa kafshët i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme.

Kujtojmë që operacioni i Policisë u zhvillua në Karaçevë, ku u arrestuan dhjetëra persona për veprimtari të paligjshme.

Në mesin e të arrestuarve kishte edhe pjestarë të Policisë së Kosovës, të cilët u rreshtuan me krimin.

Image
Dhite
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat