Ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes e brengos ky fakt për aksionin në Karaçevë

Aktuale

Ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes e brengos ky fakt për aksionin në Karaçevë

Nga: A.Zh Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:57
Aksioni i Policisë në Karaçevë

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë, ku u godit krimi.

Por, sipas tij, nuk ka vend për ekzaltim, përcjell Bota sot.

Ai është shprehur i brengosur se në këtë aksion nga 33 të arrestuar, të paktën 10 prej tyre janë policë.

Reagimi i tij në Facebook:

Ashtu siç u deklarua, pas një hetimi gati 1 vjeçar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit dhe Policia e Kosovës, më në fund u realizua aksioni i goditjes së krimit në Karaçevë të Dardanës.

Gjithsesi, ky aksion është për t'u përshëndetur por besoj që nuk ka vend për ekzaltim. Sepse, përveçse është periferik, është për brengosje fakti se në këtë aksion nga 33 të arrestuar, të paktën 10 prej tyre qenkan policë!!

Mirëpo në anën tjetër, kjo goditje e krimit (sa do që periferike) na bënë të besojmë se Policia e Kosovës ka kuadro dhe njerëz të aftë e me vullnet që punojnë për të mirën e vendit duke goditur madje edhe disa kolegë të tyre që bënë paktë me krimin dhe kriminelët.

Urojmë që këtë guxim profesional e kombëtar ta ushtrojnë edhe në rastet tjera shumë më të ndjeshme e që nuk janë nga periferia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat