Nënkryetarja e VV-së: Nuk ka krim të organizuar pa mbështetje institucionale!

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së: Nuk ka krim të organizuar pa mbështetje institucionale!

Nga: A.Zh Më: 20 shtator 2020 Në ora: 10:05
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka folur për aksionin e Policisë së Kosovë në Karaçevë.

Atje u arrestuar 33 persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucion, në mesin e të cilëve edhe 12 zyrtarë policorë.

Sipas nënkryetares së VV-së, krimi i organizuar ka mbështetjen e institucioneve, përcjell Bota sot.

“Nuk ka krim të organizuar pa mbështetje institucionale!”, ka shkruar shkurt Mulhaxha-Kollçaku, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat