Masat e reja në 48 orët e ardhshme, lajm i mirë për gastronomët

Aktuale

Masat e reja në 48 orët e ardhshme, lajm i mirë për gastronomët

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Burime të medias bëjnë të ditur se pritet të hiqet masa e kufizimit të lëvizjes në vend.

Një nga masat e propozuara dhe që pritet të aprovohet është heqja e kufizimit të punës në orar, e që aktualisht është orari deri në orën 22-30. Gastronomët pritet që të iu propozohen rregulla të kontrolluara në punë siç janë distanca, vendosja e termometrit në lokale, dhe masa shtesë kontrolluese.

Sportdashësit poashtu pritet të marrin lajm të mirë nga lëshimi i masave të reja. 

Pritet që të lejohen të gjitha aktivitetet sportive, poashtu me masa kontrolluese.

Të gjitha aktivitetet sportive pritet të zhvillohen pa asnjë tifozë dhe me numër të caktuar të stafit ndihmës.

E marta mund të jetë dita përcaktuese për vendosjen e këtyre masave, por kjo ende nuk është tërësisht e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat