Qytetarët e Kosovës duhet ta bëjnë testin COVID-19 edhe për kalim transit në Maqedoni të Veriut

Aktuale

Qytetarët e Kosovës duhet ta bëjnë testin COVID-19 edhe për kalim transit në Maqedoni të Veriut

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup njofton të gjithë shtetasit e Kosovës se nuk mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut nëse nuk e posedojnë testin për virusin COVID-19.

“Bazuar në masat e reja të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, kjo rregull vlen edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që zgjedhin Maqedoninë e Veriut për kalim transit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të gjithë ata që do të zgjedhin këtë rrugë duhet të posedojnë PCR Test – negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat