Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në intervistën e dhënë ka folur edhe për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
Haradinaj i ka quajtur heronj Thaçin e Veselin.
“Janë heronj të luftës, e pasluftës janë heronj të Speciales”, ka thënë Haradinaj.
Ai më tej ndërsa ka folur për Specialen, e ka quajtur këtë gjykatë të kuzhinës serbe.
“Specialja është gjellëtore. Është krejt e kuzhinës serbe”, ka thënë Haradinaj.
Ai thotë se janë për zbulimin e të gjitha krimeve, por jo të ndihmoje Serbia, por kjo të bëhet nga drejtësia e Kosovës.