Liri Loshi: LDK me 'sehir' e mori pushtetin

Aktuale

Liri Loshi: LDK me 'sehir' e mori pushtetin

Nga: H.O. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 06:56
Liri Loshi

Ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook shkruan se Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndryshojnë diskursin politikë ndaj Qeverisë Hoti.

Sipas tij, me ardhjen e Grenell dhe përfaqësuesve amerikan në Kosovë nuk ka më qeveri koti.

Sipas tij, nëse deri më tani ka pasur dilema për legjitimitetin e kësaj qeverie, kjo vizitë e zyrtarëve amerikan konfirmon sot legjitimitetin e saj.

Ai shkruan tutje se, LDK ka përdor metodën e të bërit sehir për të marrë pushtetin.

Postimi i plotë:

Vetëvendosja dhe Albin Kurti duhet ta ndërrojnë diskursin e tyre ndaj qeverisë Hoti. Me ardhjen e Grenellit dhe bashkëpunëtorëve të tij sot në Kosovë, s’ka më qeveri Koti, por ka qeveri Hoti. Çdo administratë amerikane e ndërron cilëndo qeveri tē dojë në Prishtinë, ashtu sikurse e ka ndërruar qeverinë Kurti. Amerika nuk i përshtatet ligjeve të Kosovës, por ligjet e Kosovës i përshtaten Amerikës. Kështu do të jetë gjithnjë derisa ne të kemi nevojën e Amerikës. Kjo do të thotë gjithmonë.

Edhe nëse deri sot kishte dilema për legjitimitetin e qeverisë Hoti, me ardhjen e korpusit të zyrtarëve amerikanë në Prishtinë, legjitimiteti i saj është i konfirmuar. S’ka më qeveri Koti. Mund të ketë vetëm retorikë koti për qeverinë Hoti.

Është koha që Albin Kurti dhe Vetëvendosja t’i kthehen politikës reale. Nē vend të retorikave boshe duhet kthyer punës dhe detyrave konkrete. Pushteti nuk merret duke folur e bërë sehir. Kjo metodë e fitores vlen vetëm për LDK-në. Ēshtë pra traditë unike e saj! Partitē tjera nuk mund të fitojnë elektorat duke prerë thonjtë dhe flokët kur iu rriten!

Populli do një Vetëvendosje shumë aktive dhe jo të tillë siç po shfaqet që nga renia e qeverisë Kurti e këndej. Nēse Albini llogaritë në faktorin kohē dhe jo në faktorin punë, nuk do ta marrë asnjë deputet më shumë sesa që ka sot. Hiçuni sondazheve. Sondazhet ua thyejnë qafën! Ato dinë të zhgenjejnë keq. Koha është për shkundje nga iluzionet dhe për projekte ambicioze që bindin votuesin për altërnativat qeverisëse.

Fitore blanko më nuk ka për askend. As mbështetje blanko nu ka. Duhet merituar! Kosovës i duhet ndryshimi dhe atë e bëjnë vetëm njerëzit me shumë vullnet dhe energji pozitive. Çdo kritikë ndaj qeverisë duam të jetë e matur dhe karshi kritikēs të jetë altërnativa qeverisëse. Nëse edhe sot e tutje Albin Kurti mendon se Kosova ka një qeveri Koti, unë i them se populli dhe shteti i Kosovës ka qeverinë legale dhe kjo qeveri quhet qeveria Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat