Përfundon aksioni i policisë, ja çfarë u gjet në valixhen te ‘Bill Clintoni’

Aktuale

Përfundon aksioni i policisë, ja çfarë u gjet në valixhen te ‘Bill Clintoni’

Nga: Bota sot Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:11

(E plotësuar) - Mëngjesin e sotëm një valixhe e dyshimtë është gjetur në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka pranuar një thirrje se në bulevardin “Bill Clinton”, është një valixhe e lënë në rrugë e cila është e dyshimtë.

Fillimisht u dyshua se mund të jetë ndonjë eksploziv mirëpo, pasi që Policia e Kosovës ka bllokuar këtë pjesë, ka bërë edhe hapjen e kësaj valixhe.

Pjesëtarët e policisë pasi që e hapën këtë valixhe, u pa se në të kishte vetëm rroba dhe gjësende të tjera.

Për shkak të kësaj valixheje edhe rruga “Bill Clinton”, është bllokuar deri sa përfundoi aksioni i policisë.

Pasi që policia hapi valixhen, atë edhe e  konfiskoi.

Image
Image
Image

***

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se është pranuar një informatë që në rrugën “Bill Klinton”, ndodhet një valigje e dyshimtë.

Ajo ka thënë se është bllokuar rrugën “Bill Klinton”, dhe se në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore.

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Klinton”, ndodhet një valigje e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Klinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni për detaje tjera”, ka thane ajo.

***

Në lagjen Dardania në Prishintë, saktësisht përballë “Santes” në rrugën "Bill Clinton", është bllokuar rruga për qarkullim të automjeteve dhe për këmbësorë, shkruan “Bota sot”.

Siç merr vesh gazeta “Bota sot”, kjo ka ndodhur për shkak se raportohet për një çantë të lënë në rrugë, e cila është e dyshimtë.

Shumë shpejtë pritet që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të dalin në vend të ngjarjes.

“Bota sot” do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat