Vlerësohet lartë figura e Ahmet Krasniqit

Aktuale

Vlerësohet lartë figura e Ahmet Krasniqit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:28
Ahmet Krasniqi

Në Vushtrri po mbahet ceremonia e përurimit të shtatores, Ahmet Krasniqi.

Në këtë ceremoni janë duke marrë pjesë figura politike si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe shumë akterë tjerë politik.

Përpos shtatores është inaguruar sheshi i Vushtrrisë me emrin e tij.

Kolonel Ahmet Krasniqi ishte vrarë më 21 shtator të viti 1998.

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka vlerësuar lartë figurën e heroit kombëtar, i cilit tha se “vrasja e Ahmet Krasniqit ishte tinzare kundër pjesëtarëve të lirisë”.

Ndërsa, Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj për heroin Ahmet Kraniqi, ka thënë se “Tirana ia ka borxh Kosovës zhbardhjen e këtij rasti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat