Adem Salihaj me akuza të ashpra: LDK-ja përqafoi dhe qeverisi me ata që vranë kolonelin Krasniqi

Aktuale

Adem Salihaj me akuza të ashpra: LDK-ja përqafoi dhe qeverisi me ata që vranë kolonelin Krasniqi

Nga: A.Zh Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:34
Ceremonia e zbulimit të bustit të kolonelit Krasniqi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj, ka përgëzuar kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahirin për aktin e ngritjes se përmendores së Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit.

Ai ka thënë se Tahiri e bëri atë që e kishte obligim ta bënte Qeveria e Kosovës. Ai ka akuzuar edhe LDK-në se nuk ia siguroi Krasniqit as një varr në tokën e Kosovës, derisa nuk bëri asgjë as për zbulimin e vrasjes së tij, përcjell Bota sot.

Salihaj ka thënë se LDK-ja ka përqafuar dhe qeverisur me ata që vranë kolonel Ahmet Krasniqin dhe veprimtarët e saj më të mirë.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Përgëzoj sinqerisht kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahirin për aktin e ngritjes se përmendores së Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit.

Xhafer Tahiri bëri atë që kishte obligim ta bënte qeveria e Kosovës, por, që nuk e bëri asnjëherë deri me tash, sa do që disa herë u udhëhoq nga LDK-ja. Madje, as një varr nuk ia pat siguruar në tokën e Kosovës, për të cilën qe vrarë koloneli. Të mos flasim për zbulimin e vrasësve.

LDK përqafoi dhe qeverisi me ata që vranë kolonel Ahmet Krasniqin dhe veprimtarët e saj më të mirë. Kjo tokë asnjëherë nuk do të ketë paqe e qetësi, deri sa nuk do të dënohen kriminelët, të cilët mbështollën në zi familjet e patriotëve e veprimtarëve më të mirë të Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit!

Përgëzime të sinqerta kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahirit!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat