Diplomati suedez ia bën të qartë Vuçiqit një gjë për Kosovën

Aktuale

Diplomati suedez ia bën të qartë Vuçiqit një gjë për Kosovën

Nga: F. B. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:08
Carl Bildt

Serbia do të detyrohet të njoh Kosovën ka deklaruar ish-ministri suedez dhe përfaqësuesi i lartë për BeH Karl Bild duke shtuar se presidenti Vuçiq në një moment kishte forcën për një vendim të tillë, por lëshoi atë rast, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

"Jo, ai e di se kjo është qelës i rrugës së Serbisë drejtë BE-së” tha Bild.

Bild ka porositur anëtarin e kryesisë së BeH, Dodik se është në interesin e tij Bosnja funksionale.

"Kosova është shtet i pavarur. Dhe nga ajo çështje nuk ka kthim. Dodik e di se nga pavarësia e RS nuk ka asgjë. Bile atë as Serbia nuk do e pranonte. Në të vërtetë ai do duhet të synoj ndërtimin e një forme të strukturës koherente të pushtetit brenda BeH, diçka sikur RS dhe të nis realizimin e reformave”, tha Bild.

Kur është në pyetje dialogu mes Kosovës edhe Serbisë që po shkon në dy binarë, atë në Uashington edhe Bruksel, Bild nënvizon se binari i BE-së duhet përshpejtuar dhe të niset përpara.

"Konsideroj se ideja e shkëmbimit të territoreve ishte diversion i rrezikshëm që ka kushtuar disa vite  në përparimin e bisedimeve. Kërkohet realizimi i asaj që janë pajtuar palët dhe nuk janë realizuar deri tani. Shumëçka edhe është përsëritur në dokumente që kanë dal nga takimi në Amerikë", tha Bild.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat