Deputeti i VV-së pas vdekjeve me COVID-19, kërkon dorëheqjen e Zemajt

Aktuale

Deputeti i VV-së pas vdekjeve me COVID-19, kërkon dorëheqjen e Zemajt

Nga: A.Morina Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:49
Fitim Uka

Deputeti nga radhët e Lëzijes Vetëvendosje, Fitim Uka ka reaguar ndaj numrit të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë.

Uka tha se Kosova duhet të marrë shembull nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës Çeke, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti pas numrit të lartë të vdekjeve nga COVID-19.

“Në Republikën Çeke me 10.7 milion banorë dhe me 503 vdekje nga COVID-19 jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë. Në Republikën e Kosovës, me 1.8 milion banorë dhe me 616 vdekje nga COVID-19, pseudoministri i shëndetësisë tallet dhe na flet për planet e së ardhmes”, deklaroi Uka, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në Republikën Çeke me 10.7 milion banorë dhe me 503 vdekje nga COVID-19 jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë.

Në Republikën e Kosovës, me 1.8 milion banorë dhe me 616 vdekje nga COVID-19, pseudoministri i shëndetësisë tallet dhe na flet për planet e së ardhmes.

Kaq pak duhet për të shpjeguar dështimin, papërgjegjësinë dhe vdekjen e moralit të kësaj qeverie ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat