Lajçak takon ministrat e C-5-tës, flet për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak takon ministrat e C-5-tës, flet për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:29
Pamje nga takimi

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka takuar ministrat e Jashtëm të Austrisë, Republikës së Çekisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, me të cilët ka diskutuar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka thënë se ka marrë mbështetje të fortë nga këto pesë vende për punën  që po bën rreth negociatave Prishtinë – Beograd.

“Faleminderit Austrisë, Çekisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë për interesimin e tyre rreth dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për mbështetjen e fuqishme për punën time”, ka shkruar Lajçak.

Lidhur me këtë takim në Twitter ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

“Ministrat e C-5-tës kanë diskutuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat