Haxholli: Skena jonë politike përplaset, Serbia thotë se Kosova duhet të ofrojë më shumë në dialog

Aktuale

Haxholli: Skena jonë politike përplaset, Serbia thotë se Kosova duhet të ofrojë më shumë në dialog

Nga: G.B Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:50
Violeta Haxholli

Violeta Haxholli nga KDI, ka thënë se derisa skena jonë politike dhe shoqëria këtu janë të zënë me përplasjet e brendshme me njëri tjetrin për dialogun, Serbia me sukses po e qon përpara argumentin se Kosova duhet të ofrojë diçka në këtë fazë të dialogut, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se që kur ka filluar dialogu, Kosova i ka bërë rreth 50 kompromise, duke i ofruar komunitetit serb të drejta të paprecedentë.

Sipas saj, atë listë të kompromiseve duhet publikuar dhe dërguar edhe njëherë tek ndërmjetësuesit e dialogut, sepse duket se e vërteta është harruar.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Derisa skena jonë politike dhe shoqëria këtu janë të zënë me përplasjet e brendshme me njëri-tjetrin për dialogun, jashtë Kosovës, Serbia me sukses po e qon përpara argumentin se Kosova duhet të ofrojë diçka në këtë fazë të dialogut. Edhe pse qw kur ka filluar dialogu në Vjenë në 2004 e deri më tani, Kosova i ka bërë rreth 50 kompromise, duke i ofruar komunitetit serb të drejta të paprecedentë. Është koha që këtë listë të kompromiseve me publiku e me dërgu edhe njëherë tek ndërmjetësit e dialogut sepse administratat e zyrtarët kanë ndryshuar, e vërteta siç duket është harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat