Uka: Në Çeki me 503 vdekje, jep dorëheqje Ministri i Shëndetësisë, në Kosovë pseudoministri i shëndetësisë tallet

Aktuale

Uka: Në Çeki me 503 vdekje, jep dorëheqje Ministri i Shëndetësisë, në Kosovë pseudoministri i shëndetësisë tallet

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:01
Fitim Uka

Ministri i Shëndetësisë në Çeki gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje, pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka ka bërë një krahasim me Kosovën duke thënë se derisa në Republikën Çeke me 10.7 milionë banorë dhe me 503 vdekje nga COVID-19 jep dorëheqje Ministri i Shëndetësisë, në Kosovë me 1.8 milionë banorë dhe me 616 vdekje nga COVID-19 “pseudoministri i shëndetësisë tallet dhe na flet për planet e së ardhmes”.

Postimi i plotë i Fitim Ukës në Facebook:

Në Republikën Çeke me 10.7 milion banorë dhe me 503 vdekje nga COVID-19 jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë.
Në Republikën e Kosovës, me 1.8 milion banorë dhe me 616 vdekje nga COVID-19, pseudoministri i shëndetësisë tallet dhe na flet për planet e së ardhmes.

Kaq pak duhet për të shpjeguar dështimin, papërgjegjësinë dhe vdekjen e moralit të kësaj qeverie ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat