Ministrja e Jashtme bisedon me homologun nga Kuvajti, thekson nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe

Aktuale

Ministrja e Jashtme bisedon me homologun nga Kuvajti, thekson nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:17
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj Stublla ka biseduar me homologun nga Kuvajti ku ka theksuar thellimin dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe.

Ajo ka shkruar në Facebook, do të kemi bashkëpunim përmes një marrëveshje bilaterale që do mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqëruajtëse jashtë vendit.

Postimi në Facebook:

Në margjina të sesionit të 75-të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i cili sivjet për shkak të pandemisë COVID-19 është duke u mbajtur në mënyrë virtuale, bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.

Biseduam për temat e interesit të përbashkët duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes një marrëveshje bilaterale që do mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqëruajtëse jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat