IKSHPK: Numri i rasteve me Covid-19 ka rënë për 44% gjatë dy javëve të fundit

Aktuale

IKSHPK: Numri i rasteve me Covid-19 ka rënë për 44% gjatë dy javëve të fundit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:28
Foto Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit, numri i rasteve me Covid-19 ka shënuar rënie për 44%.

Përmes një njoftimi në Facebook, IKSHPK-ja thekson se situata epidemiologjike me Covid-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies në javët në vazhdim.

“Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 104 pacientë që ishin të infektuar me virusin Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat