Vendosja e shtatores së Ahmet Krasniqit, vjen reagimi i ish-komandantit të UÇK-së – përmend edhe Isa Mustafën

Aktuale

Vendosja e shtatores së Ahmet Krasniqit, vjen reagimi i ish-komandantit të UÇK-së – përmend edhe Isa Mustafën

Nga: N. H Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:34
Hafir Hoxha gjatë varrimit të ministrit Krasniqi

Nga sot një prej shesheve të qytetit të Vushtrrisë do të mbajë emrin e kolonel Ahmet Krasniqit. Aty pranë, në të bronztë është ngritur edhe shtatorja e tij e cila u zbulua sot me nderime shtetërore. Në këtë aktivitet morën pjesë figura të larta shtetërore.

E, lidhur me këtë ngjare, ka reaguar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se edhe sot do të kishte treguar mos disiplinë po të ishte komandant i ushtrisë se vendit, dhe nuk do të merrte pjesë fare në këtë aktivitet, për shkak, siç shkruan ai, nuk pajtohet se shtatorja nuk ishte mbuluar me flamurin kombëtare apo atë të Kosovës, por ishte e mbështjellë me të Dardanisë të presidentit Rugova.

Sipas tij, një gjë të tillë do ta kërkonte edhe ministri Krasniqi.

Gjersa, në fund, me ironi thotë se pse Isa Mustafa nuk ishte prezent në Vushtrri, kjo gjë dihet.

Se për çfarë e ka fjalën ish-komandanti i UÇK-së, mbetet të shihet.

Ja reagimi i tij:

Kolonel Ahmet Kransniqi

Unë prapë do të kisha tregu ‘mos disiplinë; po të isha Komandant i ushtrisë se vendit.
Nuk do të kisha marrë pjesë fare në ceremoni as ushtarët e mi nuk do ti kisha lejuar të marrin pjesë ndryshe pos me simbole e flamur shtetërorë dhe kombëtarë!

Sot Kryeministri, kryetarja e parlamentit, disa ministra dhe Komandanti i Ushtrisë në shtetin e pavarur të Kosovës shpalosën shtatoren e heroit Kolonel Ahmet Krasniqi me një flamurë që nuk është flamur shtetërorë e as kombëtarë !

Si ta kuptojmë këtë gjest jo serioz apo manipulues !?

Më me seriozitet e kemi varros ne gjatë luftës kolonelin me simbole të UÇK-së dhe Flamur kombëtarë!

Po ta kishin pyet kolonel Ahmet Krasniqin me cilin flamurë dëshiron ta shpalosim shtatoren tënde e di që do të thoshte me atë shqiptarë dhe kosovarë!

A kurrsesi me ndonjë flamurë tjetër siç është ky!

Pra me këtë gjest ndoshta të vogël por është dëmtuar pak kolonel Ahmet Krasniqi, a pse Isa nuk ke aty ajo po dihet!!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat