Ish-bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj me një shkrim emocionues për Ahmet Krasniqin: E fituat përjetësinë, kurse tradhtarët...

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj me një shkrim emocionues për Ahmet Krasniqin: E fituat përjetësinë, kurse tradhtarët...

Nga: N. H Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:54
Kolonel Ahmet Krasniqi

Ish-bashkëluftëtari i heroit të kombit Sali Çekaj, Saim Tahiraj, përmes një postimi në Facebook, thotë se vendosja e shtatores së kolonel Ahmet Krasniqit është një fitore e madhe mbi tradhtarët e kombit.

Ai thotë se tashmë koloneli po qëndron në mënyrë madhështore dhe i përjetshëm, në vendin që e deshi shumë.

Në fund, Tahiraj thekson se kolonel Ahmet Krasniqi ka fituar përjetësinë, ndërsa hienat që pabesisht e vranë, e fituan tradhtinë.

Ja shkrimi i tij:

Mirëserdhe Bacë! Pas njëzetedy viteve u ktheve triumfalisht në qytetin tuaj të dashur ku u linde, në qytetin e burrave të mëdhenj të kombit tonë.

Erdhe me fitoren e madhe mbi tradhtarët e kombit dhe u vendose përjetësisht në qendrën e Vushtrrisë suaj të dashur. U bëre pjesë e plejadës së burrave të mëdhenj të kombit, Heroi ynë, idoli ynë, Bacë i dashur.

Tani po qëndron madhështor dhe i përjetshëm aty ku ti deshe dhe luftove tërë jetën për lirin e kësaj toke!

Bacë i dashur, komandanti ynë i nderuar fituat përjetësinë ndërsa hienat që pabesisht të vranë fituan përjetësisht tradhtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat