Ndodh edhe kjo: Zafir Berisha, emërohet koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Aktuale

Ndodh edhe kjo: Zafir Berisha, emërohet koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:25
Zafir Berisha

Katër persona janë emëruar sot në pozitën e koordinatorëve nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga MPB’ja përmes një njoftimi për media.

Një pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha.

Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të Veliut:

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive si Ministër i Punëve të Brendshme, sot emërova në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendës ministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për stategjitë e përcaktuara :

Agron Bacaj - autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

- Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar,

- Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe

- Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve

Zafir Berisha - autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

- Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, dhe

- Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.

Milan Radojević - autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

- Koordinatorit Nacional kundër narkotikëve;

- Koordinatorit Nacional për siguri në bashkësi, dhe

- Koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz.

Yildiray Bajram – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

- Koordinatorit Nacional për Menaxhim të Integruar të Kufirit;

- Kordinatorit Nacional për Riintegrim, dhe

Riatdhesim të Personave dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat