Kjo është marrëveshja që Hoti sot nënshkroi me delegacionin amerikan

Aktuale

Kjo është marrëveshja që Hoti sot nënshkroi me delegacionin amerikan

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:45

(E plotësuar) - Ne, Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Adam S. Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Financiare amerikane për zhvillimin ndërkombëtar, e përshëndesim përmbylljen e shpejtë të marrëveshjes së re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve.

E ndajmë dëshirën që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të hyjë në fuqi në të ardhmen shumë të afërt, pas përmbylljes së procedurave tona të brendshme.

Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për zhvillim ndërkombëtar, ashtu si dhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin e tyre nga ana e Kosovës.

Pas normalizimit historik ekonomik Serbi-Kosovë, për të cilën u arrit marrëveshja më 4 shtator 2020 në Uashington, Kosova dhe Serbia synojnë të avancojnë negociatat pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re Kosovë-Serbi për nxitjen e investimeve, lidhur me projektet e rëndësishme brenda Kosovës, përfshirë projektet për të cilat ka marrëveshje të jenë pjesë e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës.

Kosova dhe SHBA synojnë të zbatojnë me besnikëri marrëveshjen e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve. Duke e zbatuar besnikërisht këtë marrëveshje, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon.

Mirëpresim këto arritje si dëshmi konkrete të fuqisë së raporteve mes dy vendeve tona.

Prishtinë, 21 shtator 2020

***

Delegacioni amerikan pjesë e së cilit është edhe Emisari special Richard Grenell, kanë nënshkruar sot një tjetër marrëveshje bashkë me Kryeministrin Avdullah Hoti për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Hoti thotë se prezenca e amerikanëve sot në Kosovë, tregon edhe njëherë seriozitetin më të madh të Presidentit Trump, drejt normalizmit të marrëveshjes finale mes të të dyja vendeve.

Ndryshe, me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Image

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Thuhet edhe se Kosova dhe Izraeli e pranojnë njëra tjetrën, dhe se Serbia do ta zhvendos ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem.

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-SHBA, Grenell pranon nga Thaçi Medaljen Presidenciale

Është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit Hotit dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

Kjo pak minuta pas mbërritjes së delegacionit amerikan në krye me emisarin Richard Grenell.

Grenelli bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë vjen në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili sapo është kthyer nga Turqia, sot do ta dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, presidenti Thaçi do ta dekorojë emisarin special të presidentit Trump për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndarjen e dekoratës për ambasadorin Grenell e ka konfirmuar edhe kabineti i presidentit Thaçi.

Image

Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së.

Medalja Presidenciale e Meritave u tha se po i ndahet ambasadorit Richard Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon.

14 zyrtarët amerikanë në krye me Grenellin nisin takimin me kryeministrin Hoti

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në Kosovë para pak minutash, ndërsa tashmë gjendet në Qeverinë e Kosovës, ku është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti.

Me të hyrë delegacioni amerikan në sallën ku po mbahet takimi, kryeministri Hoti i uroi mirëseradhje dhe i tha ambadaorit Richard Grenell se Kosova është e gatshme për të implementuar marrëveshjen e 4 shtatorit.

Pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

***

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij presin sot në Qeveri emisarin special amerikan, Richard Grenellin.

Grenell është së bashku me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që tashmë ka arritur në Qeverinë e Kosovës, ku është pritur nga kryeministri Hoti.

Grenelli bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë vjen në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

Gjatë ditës, delegacioni amerikan ka qëndruar për vizitë në Greqi, ndërsa nesër do të shkojë për vizitë në Serbi dhe më pas edhe në Izrael.

Delegacioni i qeverisë amerikane udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler. 

***

Tashmë ka filluar takimi mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe delegacionit amerikan të kryesuar nga Richard Grenell.

Ata janë pritur nga kryeministri Hoti dhe pjesa më e madhe e kabinetit të kryeministrisë.

Takimi po mbahet në zyrën e kryeministrit Hoti, në ndërtesën e qeverisë.

Bota sot do ju mbajë të informuar lidhur me cdo zhvillim nga vizita e delegacionit amerikan në Kosovë.

***

Ambasadori Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur para pak minutash në Kosovë.

Image

Ai së bashku me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit Amerikan ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës dhe është nisur drejt kryeqytetit, konkretisht në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Image

Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Image

Punonjësit e Qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

Image

***

Ka arritur për vizitë zyrtare në Kosovë Richard Grenell i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Ai sot i shoqëruar nga një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, pas pak do të zhvilloj takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Në anën tjetër Hoti është bërë e ditur se do ta pres ambasadorin Grenell së bashku me 9 anëtarë të kabinetit të tij qeveritarë.

Bëhet e ditur se vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

***

Qeveria e Kosovës është bërë gati për ta pritur ambasadorin Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Grenell vjen në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.

Ambasadori Grenell pritet ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për zbatimin e marrëveshjeve të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara dy javë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Punonjësit e Qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

***

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi do të nënshkruhet edhe një marrëveshje, ndërsa më vonë do të ketë konferencë për media.

Ndryshon agjenda e takimit Grenell-Hoti

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ndryshuar orari i takimit të kryeministrit Avdullah Hoti me delegacionin e SHBA-së.

Qeveria ka njoftuar se takimi që ishte paraparë të mbahet në ora 18:30 do të mbahet në ora 17:45.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat