Driton Selmanaj: I përulemi me respekt për jetë e mot vlerave të Bacës!

Aktuale

Driton Selmanaj: I përulemi me respekt për jetë e mot vlerave të Bacës!

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se sot 22 vite më parë pabesisht u vra koloneli, ministri, atdhetari, intelektuali, burri i urtë i tokës dardane Ahmet Krasniqi.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook shkruan se fizikisht e vranë kolonel Krasniqin, por jo veprat dhe heroizmin e tij.

Selmanaj shkruan se i përkulet me respekt për jetë e mot vlerave të Bacës.

Ja shkrimi i tij:

Sot 22 vite më parë pabesisht u vra koloneli, ministri, atdhetari, intelektuali, burri i urtë i tokës dardane Ahmet Krasniqi.

Vërtetë ate fizikisht e vranë por jo veprat dhe heroizmin e tij, ato sot u lartësuan në bronz për të mos u harruar asnjëherë!

I përulemi me respekt për jetë e mot vlerave të BACËS!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat