Flet Zafir Berisha, i ka dy fjalë për pozitën e re si Koordinator i sulmeve kibernetike

Aktuale

Flet Zafir Berisha, i ka dy fjalë për pozitën e re si Koordinator i sulmeve kibernetike

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 18:29
Zafir Berisha

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka konfirmuar se ka marrë pozitën e Koordinatorit Nacional për sulme kibernetike.

Në një shkrim në Facebook, Berisha ka thënë se strukturat e sigurisë duhet ta kenë prioritet të prioriteteve parandalimin dhe lufëtimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë.

“Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kompjuterike dhe internetit, si në çdo vend të botës edhe në Kosovë ka rritur reziku nga sulmet kibernetike, prandaj avancimin e strategjisë për mbrojtje kibernetike nga incidentet, sulmet, krimet dhe terorizmi në këtë fushë është shumë jetike për sigurin e Kosovës!”

Shkrimi i plotë i tij:

Ngritja përgjegjësisë në strukturat e sigurisë së Kosovës lidhur me parandalimin dhe lufëtimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë duhet të jetë prioritet i prioriteteve!

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kompjuterike dhe internetit, si në çdo vend të botës edhe në Kosovë ka rritur reziku nga sulmet kibernetike, prandaj avancimin e strategjisë për mbrojtje kibernetike nga incidentet, sulmet, krimet dhe terorizmi në këtë fushë është shumë jetike për sigurin e Kosovës!

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat