Gjithçka çfarë ndodhi nga vizita e amerikanëve – ja detajet e marrëveshjes Kosovë-SHBA (Dokument)

Aktuale

Gjithçka çfarë ndodhi nga vizita e amerikanëve – ja detajet e marrëveshjes Kosovë-SHBA (Dokument)

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:07

(E plotësuar) - Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili udhëhiqej nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, e që përbëhej nga zyrtarë të gjashtë agjencive, duke përfshirë atë të Energjisë, Tregtisë ka vizituar sot Kosovën.

Delegacioni amerikan, i cili ka zhvilluar takim në Qeverinë e Kosovës, përveç ambasadorit Grenell, përbëhej nga kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID-it, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA.

Takimi me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës ka filluar rreth orës 18:00 dhe ka zgjatur 40 minuta. Pas takimit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës mirëpresin “përfundimin e shpejtë të një marrëveshjeje të re për nxitjen e investimeve Kosovë-SHBA”.

Image

Marrëveshjet e nënshkruara sot janë në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Sipas dokumentit të nënshkruar, kjo do të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre.

“Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre”, thuhej në dokument.

Image

Prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë edhe presidenti Hashim Hashim Thaçi dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Thaçi ka thënë se Grenell ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që të arrihet marrëveshja ekonomike me Serbinë.

“Jam i lumtur dhe krenar te dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Grenell e arriti këtë sukses sepse besoj në përkushtimin tonë dhe nevojën tonë për këtë marrëveshje, atë që të tjerët nuk e arritën, Grenell e bëri shpejt. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë më shumë paqe mes dy vendeve”, tha presidenti Thaçi para mediave.

Thaçi ka falënderuar edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se e pret me padurim vizitën e tij në Kosovë.

Pas kësaj, kryeministri Hoti, ambasadori Grenell dhe dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, iu drejtuan mediave, duke dhënë detaje rreth takimit dhe marrëveshjes së nënshkruar.

Image

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka thënë se është i lumtur ta mirëpres delegacionin amerikan në Kosovë.

“Prezenca e tyre e tregon seriozitetin për zbatimin e një marrëveshjeje, e cila po cilësohet marrëveshje historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Kishim një bisede të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes, do të lëvizim shpejt drejt zbatimin të kësaj marrëveshje. Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të punës, do të shndërrojë Kosovën dhe regjionin më të integruar. Ne jemi angazhuar si Qeveri dhe kemi bërë përgatitjet e duhura të lëvizim drejt zbatim të marrëveshjes”, tha ai.

Ndërkaq, i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se delegacioni që ai udhëheq është në Kosovë për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.

“Jemi këtu për të treguar zotimin dhe angazhimin tonë për marrëveshjen për normalizim ekonomik. Qytetarëve të Kosovës u janë bërë shumë premtime në të kaluarën, dhe ne përmes kësaj marrëveshje po bëjmë një zotim para jush që është zbatimi i marrëveshjes ajo për çka kemi ardhur. Ajo që ne po bëjmë përmes kësaj marrëveshjeje, dhe të gjithë stafet nga SHBA dhe përmes ambasadës amerikane, është që të shprehim përkushtimin tonë. Ajo që duam ne është përmbushja e marrëveshjes dhe të ecim përpara për një zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik, vendet e punës dhe energjia, do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit.

Grenell gjatë konferencës tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump mburret me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin e ardhshëm do të kemi një delegacion tjetër që do ta vizitojë Kosovën. Presidenti Trump mburret me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ishim këtu po të mos ishte ai. Trump na tha shkoni në Kosovë dhe zbatojeni marrëveshjen dhe mos e leni vetëm fjalë. Jam mirënjohës për zotimet e tij”, deklaroi ai.

Kurse, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler theksoi se do të investojnë në Kosovë.

“Do të financojmë shumë projekte sikur autostrada e hekurudha. Kemi diskutuar edhe për një resort të skijimit. Do të shihni në ditët në vijim. Jemi shumë të përkushtuar për zhvillimin e bizneseve të vogla në Kosovë. Do të sjellim zhvillim financiar me burimet që i keni këtu”, tha ai.

Ndryshe, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit, Donald Trump.

Pikat kryesore të përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar nga pala nga Kosova dhe ajo serbe në Washington:

– Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

– Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

– Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

-Autostradën e paqes

-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë

-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

-Projekte shtesë dypalëshe

-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.

Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.

Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.

Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.

Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo e sotmja është ditë historike.

Takimi ndërmjet dy liderëve, të Kosovës dhe të Serbisë, ka nisur ditën e enjte dhe sipas këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, janë zhvilluar bisedime “shumë të mira” dhe se të dyja palët “kanë bërë përparim të vërtetë”.

Ndërkaq, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve.

Image

Richard Grenell: Nuk duam fjalë boshe - e ‘zbulon’ nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar së zbatuari

Kryeministri Avdullah Hoti dhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, amerikani Richard Grenell kanë nënshkruar sot marrëveshje që del nga ajo e 4 shtatorit e firmosur në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell erdhi në Prishtinë bashkë zyrtarë amerikanë, në mesin e tyre edhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës ndërkombëtarë të financave të zhvillimit në SHBA.

E Grenell tha se kanë ardhur në Prishtinë për zbatimin e marrëveshjeve për normalizim ekonomik, të nënshkruara në Uashington.

Image

Takimi i Qeverisë së Kosovës me financuesit e marrëveshjes që u arrit në Shtëpinë e Bardhë që kryesoheshin nga Grenell, u zhvillua me dyer të mbyllura.

Pas takimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve, Richard Grenell tha se kanë ardhur të tregojnë seriozitetin e tyre sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Grenell: Jemi këtu për të treguar angazhimin tonë për marrëveshjen për normalizim ekonomik

“Jam së bashku me shumë kolegë nga ShBA-të, së bashku me mikun tim Adam Boehler, i cili do të flas për paratë, ky është ai personi i parave dhe ka sjellë me vete një çek shumë të madh, jo pikërisht ende, por ne po shkojmë në atë drejtim… Jemi këtu për të treguar zotimin dhe angazhimin tonë për marrëveshjen për normalizimin ekonomik, e dimë që qytetarët e Kosovës kanë pasur shumë premtime që u janë bërë në të kaluarën dhe atë çfarë ne po përpiqemi ta bëjmë përmes kësaj marrëveshje dhe përmes të gjithë personelit të SHBA-së që janë me ne sot, të bëjmë një zotim para jush se zbatimi i marrëveshjes është ai për çka kemi ardhur dhe dëshirojmë ta zbatojmë, nuk dëshirojmë fjalë dhe deklarata boshe”, tha Grenell.

Ndërsa, kryeministri Avdullah Hoti tha se marrëveshja për normalizim ekonomik është hap i madh drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Hoti: Marrëveshja e 4 shtatorit, hap i madh drejt marrëveshjes finale

Image

“Prezenca e tyre tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e presidentit Trump, administratës së tij, ambasadorit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij për zbatimin e një marrëveshje që po cilësohet me plot të drejtë marrëveshje historike, hap tepër i madh drejtë finalizimit të marrëveshjes finale në mes të dy vendeve. Tanimë është krijuar një momentum i ri ekonomik në Kosovë dhe regjion, dhe bashkë me ketë momentum të ri ekonomik, besoj që do të lëvizim përpara edhe në pjesën e normalizimit të marrëdhënieve politike. Kjo marrëveshje që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune, do të shndërrojë Kosovën dhe regjionin në regjion më të integruar në aspektin e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik”, tha ai.

E kryeshefi ekzekutiv i Korporatës ndërkombëtare të financave të zhvillimit në SHBA, Adam Boehler ishte ai që tregoi për investimet që i kanë në plan t’i bëjnë në Kosovë.

Boehler: Do të investojmë në Kosovë, do të ju tregojmë sa serioz jemi

Image

“Marrëveshja që e kemi nënshkruar sot është një zotim për të përshpejtuar investimin në Kosovë, ne kemi punuar me ambasadën, dhe ne kemi 1000 projekte 1 miliard dollarësh që përfshinë rrugët, hekurudhat, energjinë, kemi parë dhe diskutuar, kështu që do t’u jap një kuptim projekteve për të cilat po flasim. Gjithashtu, mbështetja e drejtpërdrejtë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka qenë një temë shumë e madhe sot dhe marrëveshjet që i bëjmë”, tha ai.

Ndërsa Richard Grenell kur u pyet për kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje rreth marrëveshjes së 4 shtatorit, tha se të tillave nuk duhet jepet rëndësi, meqë sipas tij, e rëndësishme është që ka marrëveshje dhe po fillon zbatimi i tyre.

Image

Grenell: Marrëveshja ekziston dhe po fillon zbatimi

“Nuk do t’i kisha dhënë shumë konsideratë, fakti është që marrëveshja ekziston, zbatimi po fillon, kjo është një ditë shumë e mirë, unë e kuptoj që njerëzit politikë dëshirojnë që të jenë politikë dhe të jenë kritikë, në rregull, ne jemi super krenarë për këtë marrëveshje dhe do të shihni me kalimin e disa muajve dhe viteve që nuk janë këto deklarata boshe”, tha ai.

Grenell komenton deklaratën e Trump ku tha se kanë ndalur vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë - ja çfarë i tha presidenti i SHBA-ve para se të vije në Kosovë

 Pas takimit me delegacionin amerikan ka folur kryeministri Avdullah Hoti.

“Sot ishim të nderuar të presim në qeveri, delegacionin e kryesuar nga Grenell për zbatim të marrëveshjes të arritur në Uashington. Prezenca e tyre tregon vendosmërinë e presidentit Trump, për zbatimin e një marrëveshjeje historike, drejt finalizimit.

Kishim bisedë të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes dhe e kam për nder ta them se do të lëvizim shpejtë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Image
Avdullah Hoti

Bashkë me këtë momentum të ri ekonomik, do të lëvizim për normalizim të marrëdhënies politike. Do të hap mijëra vende pune kjo marrëveshje ekonomike, jemi angazhu si qeveri dhe presim në javët e ardhshme, të lëvizim në zbatim të marrëveshjes”, tha Hoti.

***

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë delegacioni që ai udhëheq është në Kosovë për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka thënë se është i lumtur ta mirëpres delegacionin amerikan në Kosovë.

“Prezenca e tyre e tregon seriozitetin për zbatimin e një marrëveshjeje,  e cila po cilësohet marrëveshje historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Kishim një bisede të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes, do të lëvizim shpejt drejt zbatimin të kësaj marrëveshje. Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të punës, do të shndërrojë Kosovën dhe regjionin më të integruar. Ne jemi angazhuar si Qeveri dhe kemi bërë përgatitjet e duhura të lëvizim drejt zbatim të marrëveshjes”, tha ai.

Ndërkaq, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka pohuar se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve.

“Jemi këtu për të treguar zotimin dhe angazhimin tonë për marrëveshjen për normalizim ekonomik. Qytetarëve të Kosovës u janë bërë shumë premtime në të kaluarën, dhe ne përmes kësaj marrëveshje po bëjmë një zotim para jush që është zbatimi i marrëveshjes ajo për çka kemi ardhur. Ajo që ne po bëjmë përmes kësaj marrëveshjeje, dhe të gjithë stafet nga SHBA dhe përmes ambasadës amerikane, është që të shprehim përkushtimin tonë. Ajo që duam ne është përmbushja e marrëveshjes dhe të ecim përpara për një zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik, vendet e punës dhe energjia, do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit.

Në muajin e ardhshëm do të kemi një delegacion tjetër që do ta vizitojë Kosovën. Presidenti Trump mburret me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ishim këtu po të mos ishte ai. Trump na tha shkoni në Kosovë dhe zbatojeni marrëveshjen dhe mos e leni vetëm fjalë. Jam mirënjohës për zotimet e tij”, deklaroi ai.

Kurse, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler theksoi se do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë.

“100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë se sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të investuar”, tha ai.

Ndryshe Delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, po ashtu në delegacion do të jetë edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA .

***

dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës.

“Përshëndetje nga presidenti Trump., jam i bashkangjitur nga shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai e ka sjellur një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se cfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëmëri zotimet. Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaci për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit”, tha ai.

“Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Presidenti Trump më tha që të bëj një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që do të sillte dinamzizëm ekonomik. Simbolizmi nuk e paguan qeranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryej fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.

“Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë dicka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha, tani shko zbatoje. Ai gjithmonë shtyen përpara proceset“, përfundoi ai.

***

Derisa dje presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kanë ndalur vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë, për këtë deklaratë sot ka dhënë një përgjigje i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell, ka thënë se ajo që është me rëndësi dhe duhet të ceket është marrëveshja historike që është nënshkruar, teksa ka thënë se nuk kanë ardhë këtu që të tregojnë se çfarë ka thënë presidenti Trump dje në Fayetteville të Karolinës Veriore, gjatë një tubimi për fushatën e tij zgjedhore për president të ardhshëm në të ShBA-së.

“S’jemi këtu të tregojë se çfarë ka dashur të thotë presidenti Trump, këto që kemi bërë nuk janë fjalë, janë veprime që kemi ndërmarr”, ka thënë Grenell, në konferencën për media pas nënshkrimi të marrëveshjes mes kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Grenell pas takimit me Hotin: Jemi këtu për të treguar përkushtimin tonë që marrëveshja ekonomike të përmbushet

I dërguri i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perendimor, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ka arritur në Kosovë me qëllim për të përmbushur marrëveshjen e nënshkruar me 4 shtator në SHBA në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ai ka thënë se është i nderuar të jetë në Kosovë dhe ka përshëndetur punën e bërë nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidentin Hashim Thaci.

“Përmes kësaj marrëveshje ne po përpiqemi, që të shprehim përkushtimin tonë që ajo marrëveshje është ajo që duam ta përmbushim, nuk duam fjalë të zbarzëta, nuk duam ti tregojmë se jemi aleat, por duam një zhvillim ekonomik”, tha Grenell në konferencën për medie.

“Dua ta falënderoj të gjithë kryeministrin Hoti, presidentin Thaçi, për angazhimin e mëparshëm. Tani dëgjuam se secila ministri do të angazhohet që këto para, që të ketë vende të punës , që energjia dhe që të ndryshohet pamja politike e rajonit”, shtoi tutje ai.

Ai ka shtuar se që nga fillimi i kësaj çështje presidenti Trump ka qenë i interesuar për vende të reja të punës. Simbolika është e rëndësishme por ajo nuk të jep para. Ne duam të krijojmë vende pune, të krijojmë vende pune, ku të rinjtë mund të krijojnë familje mund të qëndrojnë këtu.

Drejtpërdrejt: Konferencë për media pas takimit të Avdullah Hotit me delegacionin e Qeverisë së SHBA-së

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nënshkruar marrëveshje ekonomike me kryeministrin Avdullah Hoti.

Prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë edhe presidenti Hashim Hashim Thaçi dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Kujtojmë se pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.

Image

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, ka nisur edhe takimi brenda ndërtesës së Qeverisë.

***

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në Kosovë para pak minutash, ndërsa tashmë gjendet në Qeverinë e Kosovës, ku është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti.

Takimi i Qeverisë së Kosovës me delegacionin amerikan ka nisur para pak minutash, kurse pas takimit pritet të nënshkruhet një marrëveshje, por që nuk dihet deri tani për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Punonjësit e kabinetit të kryeministrit Hoti e kanë bërë gati tavolinën ku do të nënshkruhet marrëveshja

Drejtpërdrejt: Konferencë për media pas takimit të Avdullah Hotit me delegacionin e Qeverisë së SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat