Ministri Veliu ngarkon me detyra 4 zëvendësministrat e Brendshëm

Aktuale

Ministri Veliu ngarkon me detyra 4 zëvendësministrat e Brendshëm

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:20
Agim Veliu

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu sot i ka emëruar koordinatorë nacionalë zëvendësministrat e ministrisë së tij, teksa Zafir Berishën e ka bërë koordinator për Siguri Kibernetike. Berisha pos koordinatorit për Siguri Kibernetike është emëruar edhe koordinator për menaxhimin e emergjencave.

Përpos Berishës, Agron Bacaj është caktuar koordinator kundër krimit të organizuar; koordinator Nacional për parandalimin e krimit dhe koordinator për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve.

Po ashtu, Milan Radojević është autorizuar t’i ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit kundër narkotikëve; koordinatorit nacional për siguri në bashkësi, dhe

koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz. Yildiray Bajram ndërkohë është autorizuar për Menaxhim të Integruar të Kufirit; për Riintegrim, dhe Riatdhesim të Personave dhe si dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat