Ja çka publikon Blerim Latifi në Facebook për t’i nervozuar Halil Matoshin dhe Nexhmedin Spahiun

Aktuale

Ja çka publikon Blerim Latifi në Facebook për t’i nervozuar Halil Matoshin dhe Nexhmedin Spahiun

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:27
Blerim Latifi

Filozofi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka publikuar himnin e flamurit të shkruar nga Fan Noli, në rrjetin social Facebook, vetëm e vetëm që t’i nervozoj Halil Matoshin dhe Nexhmedin Spahiun.

Latifi këtë e bëri përshkak se Matoshi e Spahiu kanë reaguar për flamurin e Kosovës, i cili u përdhos në Vushtrri, kur ka rënë në tokë.

E Latifi thotë se kjo i paska nervozuar shumë dy protagonistët në fjalë, pasi që, flamuri kuq e zi është nderu më shumë sesa ai i Kosovës.

Filozofi Matoshin e Spahiun i quan tregimtarë të përrallës për kombin kosovar.

Postimi i plotë:

Dy miqtë e mi, Halil Matoshi dhe Nexh Spahiu, qenkan nervozu pse sot në një event në Vushtrri flamuri kuq e zi qenka nderu më shume se flamuri i kaltër me hartë të verdhë.

Dy tregimtarët e përrallës për kombin kosovar kanë marrë përsipër të fshijnë memorien historike të Kosovës, në emër të një projekti të shpifur multietnik, në cilin as vetë Europa më nuk beson.

Për kënaqësinë time, tuajën dhe për t'i bërë edhe pak nervozë dy miqtë e mi, po ua sjell hymnin e flamurit të shkruar nga Noli:

O Flamur gjak, o flamur shkabë,

O vënd e vatër o nënë e babë,

Lagur me lot, djegur me flakë,

Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,

S'të trëmb Romani, as Venecjani,

As Sërb Dushani, as Turk Sulltani,

Flamur i madh për Vegjëli

Flamur që lindi Shën Kostandinin,

Pajton Islamin e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove

Dhe në furtun' i funtmi u-shove,

Me Malon prapë lart vrapove,

Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive

Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,

Po çdo mizor me shpat' e grive,

O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë prije Shqipërinë,

Përlindja shpirtin dhe fuqinë,

Diell për vllanë, yrnek për fqinë

Për botën ëndr' e qjell i ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat