“Prishtina e Re”, Behgjet Pacolli publikon projektin “magjik”, shihni pamjet e jashtëzakonshme

Aktuale

“Prishtina e Re”, Behgjet Pacolli publikon projektin “magjik”, shihni pamjet e jashtëzakonshme

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:51
Prishtina e re

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar projektin e tij “magjik” të “Prishtinës së Re”.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se asnjëherë nuk e ka pasur forcën politike në mandatet sa ishte në Qeveri për t’i lëvizur gjërat.

Ai ka propozuar që “Prishtina e Re” të ndërtohej në Hajvali.

Pacolli ka publikuar edhe projektin e tij se si duket kjo lagje e re e Prishtinës, nëse do të ndërtohej.

Për këtë projekt, ai thotë se Kosovës dhe Prishtinës do ia ndryshonte imazhin për të mirë.

Ndërsa, shkruan se ky projekt nuk do të prekte fare buxhetin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Unë kurrë nuk kam pasur forcë politike për të lëvizur gjërat në mënyrën që unë e kam parë të arsyeshme, në dy mandatet sa isha në qeveri.

Unë propozova dhe insistova që Prishtina e re të ndërtohej në Hajvali (ne afërsi të pallatit të drejtësisë), duke filluar nga Administrata shtetërore e tutje.

Financimi i kësaj opere do të bëhej nga konstrukcioni modern financiar që korporata Mabetex ka eksperiencë dhe qasje të plotë, pa e prekur fare buxhetin e shtetit.

Fatkeqësisht, askush nuk më mbështeti kurrë në këtë projekt dhe asgjë nuk u bë, siç ndodhi në 20 vitet e fundit.

E them me zë të lartë se pa kreativitet, dashuri për punë dhe guxim për të vepruar nuk ka progres, rritje ekonomike apo përmirësim të standardit jetësor!

Në rastin e Kosovës, për ta bërë vend bashkohor nevojitet qasje ndryshe!

Fotot më poshtë janë projekti i cili Prishtinës dhe Kosovës do ia ndryshonte imazhin për të mirë, pa e prekur asnjë cent buxhetin e shtetit.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat