Grenell komenton deklaratën e presidentit Trump ku tha se kanë ndalur vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Grenell komenton deklaratën e presidentit Trump ku tha se kanë ndalur vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:10
Richard Grenell

Derisa dje presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kanë ndalur vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë, për këtë deklaratë sot ka dhënë një përgjigje i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell, ka thënë se ajo që është me rëndësi dhe duhet të ceket është marrëveshja historike që është nënshkruar, teksa ka thënë se nuk kanë ardhë këtu që të tregojnë se çfarë ka thënë presidenti Trump dje në Fayetteville të Karolinës Veriore, gjatë një tubimi për fushatën e tij zgjedhore për president të ardhshëm në të ShBA-së.

“S’jemi këtu të tregojë se çfarë ka dashur të thotë presidenti Trump, këto që kemi bërë nuk janë fjalë, janë veprime që kemi ndërmarr”, ka thënë Grenell, në konferencën për media pas nënshkrimi të marrëveshjes mes kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat