Grenell godet VV-në, kështu i komenton kritikat e tyre për marrëveshjen në SHBA

Aktuale

Grenell godet VV-në, kështu i komenton kritikat e tyre për marrëveshjen në SHBA

Nga: G.B Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:07
Richard Grenell

Emisari special i SHBA-së, Richard Grenell po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë konferencës me kryeministrin Avdullah Hoti, ai u pyet se si i komenton kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, sidomos për pikën për Liqenin e Ujmanit, shkruan Bota sot.

Grenell tha se politikanët duan të jenë kritik por që marrëveshja nuk ekziston dhe nuk janë deklarata boshe dhe se SHBA është krenare për marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë

"Është një kritikë ndoshta jo me vend. Nuk do t'i kisha dhënë shumë konsideratë. Fakti është që marrëveshja ekziston, implementimi po fillon, sot është ditë e mrekullueshme, ne jemi shumë krenarë për këtë marrëveshje. E kuptoj se njerëzit politik duan të jenë politik, kritik. Në rregull është. Ne jemi super krenarë për këtë marrëveshje dhe do të shihni me kalimin e muajve dhe viteve se nuk janë këto deklarata boshe", u shpreh Grenell para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat