Lajmërohet Zafir Berisha, “njohësi” i kibernetikës, ja çfarë thotë

Aktuale

Lajmërohet Zafir Berisha, “njohësi” i kibernetikës, ja çfarë thotë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:44

Një pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha.

Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Pas emërimit në këtë pozitë, Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë se ngritja përgjegjësisë në strukturat e sigurisë së Kosovës lidhur me parandalimin dhe luftimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë duhet të jetë prioritet i prioriteteve.

Postimi i Berishës: 

Ngritja përgjegjësisë në strukturat e sigurisë së Kosovës lidhur me parandalimin dhe lufëtimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë duhet të jetë prioritet i prioriteteve!

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kompjuterike dhe internetit, si në çdo vend të botës edhe në Kosovë ka rritur reziku nga sulmet kibernetike, prandaj avancimin e strategjisë për mbrojtje kibernetike nga incidentet, sulmet, krimet dhe terorizmi në këtë fushë është shumë jetike për sigurin e Kosovës!
Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat