Hoti: Prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë e presidentit Trump

Aktuale

Hoti: Prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë e presidentit Trump

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 21:05
Avdullah Hoti

Pas takimit me delegacionin amerikan ka folur kryeministri Avdullah Hoti.

“Sot ishim të nderuar të presim në qeveri, delegacionin e kryesuar nga Grenell për zbatim të marrëveshjes të arritur në Uashington. Prezenca e tyre tregon vendosmërinë e presidentit Trump, për zbatimin e një marrëveshjeje historike, drejt finalizimit.

Kishim bisedë të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes dhe e kam për nder ta them se do të lëvizim shpejtë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Bashkë me këtë momentum të ri ekonomik, do të lëvizim për normalizim të marrëdhënies politike. Do të hap mijëra vende pune kjo marrëveshje ekonomike, jemi angazhu si qeveri dhe presim në javët e ardhshme, të lëvizim në zbatim të marrëveshjes”, tha Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat