Ja çfarë i ndodhi Zafir Berishës pak pasi u bë koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Aktuale

Ja çfarë i ndodhi Zafir Berishës pak pasi u bë koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 21:09
Zafir Berisha

Pak orë pas emërimit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berishës i është hakuar llogaria e tij në Facebook.

“As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N'dor t'kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”, shkruhet në një postim nga llogaria e tij.

Emërimi i tij si koordinator për Siguri Shtetërore kishte nxitur debat në rrjetet sociale.

Berisha, zv.ministër i Brendshëm i Kosovës, pos koordinatorit për Siguri Kibernetike është emëruar edhe koordinator për menaxhimin e emergjencave.

Përpos Berishës, Agron Bacaj është caktuar koordinator kundër krimit të organizuar; koordinator Nacional për parandalimin e krimit dhe koordinator për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve. Po ashtu, Milan Radojević është autorizuar t’i ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit kundër narkotikëve; koordinatorit nacional për siguri në bashkësi, dhe koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz. Yildiray Bajram ndërkohë është autorizuar për Menaxhim të Integruar të Kufirit; për Riintegrim, dhe Riatdhesim të Personave dhe si dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat