​Selimi: Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington

Aktuale

​Selimi: Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 21:10
Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë.

Ai në emisionin Prime Time në Kanal 10 ka thënë se Hoti ka dështuar të shfrytëzojë rastin për të siguruar njohjen dhe se me këtë ka dëmtuar Kosovën, duke i dhënë epërsi Serbisë në fushën politike.

Derisa ish-kryeministri Albin Kurti pati fajësuar direkt SHBA për rrëzimin e qeverisë së tij, Selimi tha se qasja ndaj ish-ambasadorit Richard Grenell nuk ka të bëjë me kundërshtimin ndaj shtetit amerikan dhe nuk ka të bëjë me antiamerikanizëm sië po akuzohet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat