Organizata Kibernetike reagon kundër emërimit të Zafir Berishës: S'ka kualifikim

Aktuale

Organizata Kibernetike reagon kundër emërimit të Zafir Berishës: S'ka kualifikim

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:54
Zafir Berisha

Një organizatë kibernetike ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Kjo organizatë thotë se Berisha nuk ka kualifikim dhe se nuk është adekuat për këtë pozitë.

“REAGIM: Sense CRC është e shqetësuar ndaj lajmit për emërimin e Zafir Berishës – Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës – si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Menaxhimin e Emergjencave.”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

REAGIM: Sense CRC është e shqetësuar ndaj lajmit për emërimin e Zafir Berishës – Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës – si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Menaxhimin e Emergjencave.

Sipas analizës sonë, besojmë se Berisha, i cili vjen nga rradhët e Nismës Socialdemokrate, nuk është i përgatitur në mënyrë profesionale dhe nuk posedon ekspertizë të mjaftueshme për të adresuar çështjet relevante të sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës siç janë:
– Identifikimi dhe reduktimi i kërcënimeve;
– Ofrimi i mbrojtjes për qytetarë, shërbime, infrastrukturë kritike ose sektorë jetik;
– Zgjërimi dhe fuqizimi i kapaciteteve kibernetike;
– Ngritja e qëndrueshmërisë apo aftësive ripërtëritëse;
– Sigurimi për menaxhimin e krizës në mënyrë efektive.

Kjo fushë në vend ka ende mangësi fundamentale dhe ka një rrugë të gjatë zhvillimi për krijimin e procedurave dhe strategjive të reja ashtu që të sigurohet mbrojtja kibernetike në nivel shtetëror. Si e tillë, ka nevojë për persona kompetent, praktikë e cila momentalisht nuk po aplikohet në pozitat me pergjegjësi të lartë.

Kosova ka mjaft kapacitete për nga resurset njerëzore në këtë lëmi; andaj, si organizatë do të kërkojmë llogari dhe ndryshime vazhdimisht ashtu që këto pozita të rëndësishme të ju besohen personave me potencial për të bërë ndryshimet e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat