Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një polic për rastin e kazinove në Karaçevë.
Mediat bëjnë të ditur se sonte është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, e që është një zyrtar policor.
Sipas burimeve ai po intervistohet në Stacionin e Policisë në Gjilan nga Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Më datë 18 të këtij muaji, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës ndërmorën një aksion në Karaçevë, ku u shembën kazionat ilegale në këtë fshat, ndërsa u arrestuan dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë, për 30 të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të realizuar në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera.