Rumania përkrahë një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Aktuale

Rumania përkrahë një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 00:43
Rumania

Rumania është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Është Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Bogdan Aurescu, i cili ka deklaruar sot se ata përkrahin arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Acerpress.

Ai është shprehur në takimin që ka pasur me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se i japin mbështetje një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të dyja palëve.

Aurescu ka shprehur mirënjohjen ndaj Lajçak për angazhimin e tij që të riniste procesi i negociatave, sipas tij, për një çështje komplekse.

“Rumania mbështet arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të dyja palëve, e cila do të kalonte përmes Bashkimit Evropian dhe që do të ishte në pajtueshmëri të plotë me ligjet ndërkombëtare”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat