Deputeti i VV-së thotë se me miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike shkaktohen dëme të pariparueshme

Aktuale

Deputeti i VV-së thotë se me miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike shkaktohen dëme të pariparueshme

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 00:53
Hekuran Murati

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, ka thënë se janë dy çështje të cilat preken nga Projektligji për rimëkëmbje ekonomike dhe që do shkaktonin “dëm të pariparueshëm”.

Ai thotë se problematike është çështja e trustit dhe fondet e AKP-së.

“Është puna e trustit, cënohet parimi i paprekshmërisë së një isnitucioni të pavarur dhe e dyta, bëhet fjalë për fonde të AKP-së. Këta po dojnë me ndryshu ligjin me këtë projektligj që fodnet e AKP-së me i shfrytëzu edhe për mallra dhe shpenzime, me i bë rrush e kumbulla. Kjo është dëm afatgjatë sepse këto fonde nuk rigjenerohen më. Kur është bë rishikimi i buxhetit kam kërku prej qeverisë me i nda kategoritë dhe ku do i dërgojnë ato para, kanë refuzu”, tha ai.

Murati thotë se vazhdimisht Qeveria e ka pasur hezitimin të tregojë se si do shpenzoheshin paratë me këtë projektligj, ndërsa shton se përmendet çështja e gastronomëve, por nuk ndihmohen kategori të tjera.

Ai ka thënë se përmes këtij projektligji nuk synohet të ndihmohen gastronomët dhe nuk mbron punëtorët edhe pse ky sektor ka qenë më i prekuri nga pandemia.

“Problemin e kam në logjikën dhe me çfarë politike mendojnë ata me i ndihmu gastronomisë. Nëse thua po e ulim TVSH-në, kujt po i ndihmon. Nuk është se shkakton në zbritje të çmimit që do rezultonte me rritje të konsumit. Ajo që po ndodhë këtu është se nuk po rritet as ekonomia, as nuk po mbrohen punëtorët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat