Sot shënohet 22 vjetori i rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar dy prej veprimtarëve më të hershëm të lëvizjes ilegale për liri e pavarësi.
Ai ka ngritur lartë figurën e tyre duke thënë se ata ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë.
Postimi në Facebook:
#NjereztePaharrueshem ❤️
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy prej veprimtarëve më të hershëm të lëvizjes ilegale për liri e pavarësi, ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë. Ata ishin pjesë e formacioneve të para të UÇK-së për organizimin e rezistencës së armatosur dhe figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.
Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët.
Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj. HTH