Hoti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur ekzistencën e popullit tonë

Aktuale

Hoti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur ekzistencën e popullit tonë

Nga: M.H Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:24
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pwrmes një shkrimi në facebok ka kujtuar rënien heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, transmeton “Bota sot”. 

Hoti shprehët që pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur pragun e shtëpisë̈ dhe ekzistencën e popullit tonë dhe se për këtë arsyje dhe bashkësia ndërkomwbtare ishte aleatë për luftën tonë të drejtë. 

Postimi i plotë 

Njëzet e dy vjetori i rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, na kujton përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci. 

Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur pragun e shtëpisë̈ dhe ekzistencën e popullit tonë, andaj dhe bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e fuqishme e luftës sonë̈ të drejtë. 

Zoti e bekoftë̈ jetën dhe veprën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat