​25 ekspertë gjermanë i ofrojnë ndihmë IKShPK-së për luftimin e pandemisë Covid-19

Aktuale

​25 ekspertë gjermanë i ofrojnë ndihmë IKShPK-së për luftimin e pandemisë Covid-19

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:11
​25 ekspertë gjermanë i ofrojnë ndihmë IKShPK-së për luftimin e pandemisë Covid-19

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kanë arritur 25 ekspertënga Gjermania, të cilët do të qëndrojnë për dy javë për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat Covid-19 në Kosovë.

Pas ceremonisë së pritjes, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se ndihmën e eksperteve gjermanë, duhet ta përkthejnë në avancim të shërbimeve shëndetësore, e jo vetëm në luftimin e pandemisë.

Krahas kësaj, Zemaj ka theksuar se përkrahja nga ekspertët gjermanë, është treguesi më i mirë që Kosova nuk gjendet vetëm në këtë kohë të vështira.

Zemaj:Këtë ndihmë ta përkthejmë në avancim të shërbimeve tona shëndetësore

“Këta njerëz që po i shihni sot dhe ushtarakët e kontingjentit nga Itali të cilët kanë ardhur të ndihmojnë qytetarët e Kosovës, shpresoj që do të jenë udhërrëfyesi më i mirë për të gjithë ne që t’i respektojmë masat, atë të cilën po e proklamojmë dhe cila është më e lehta. Ta mbajmë distancën, higjienën dhe maskat. Në politikat tona të menaxhimit të pandemisë, me një menaxhim të hapur por të kontrolluar, do të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë të marrim përvojat e këtyre profesionistëve. Ky është treguesi më i mirë që Kosova nuk gjendet vetëm në këtë kohë të vështira. Këtë përvojë dhe këtë ndihmë ta përkthejmë në avancimi të shërbimeve tona shëndetësore jo vetëm në luftimin e pandemisë”, ka thënë Zemaj.

Ambasadori gjerman nw Kosovw, Jörn Rohde, ka thënë se ardhja e 25 ekspertëve gjermanë në Kosovë, është shembulli më i mirë i bashkëpunimit bilateral, derisa u shpreh i gatshëm t’i bashkojë forcat me Kosovën, për luftimin e Covid-19.

Rohde:Ky është shembull i mirë i bashkëpunimit bilateral

“Jam shumë i lumtur që ekipi gjerman prej 25 ekspertëve gjenden këtu për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën. Mendoj që ky është shembull i mirë i bashkëpunimit bilateral. Ministër, herën e kaluar kur isha këtu, isha për të dorëzuar donacione nga Gjermania. Sot jemi këtu për të bashkuar forcat, për të punuar së bashku në luftën kundër kësaj pandemie që ka kapluar botën. Jam i lumtur që ekipi i Dr. Jansen do të jetë këtu për dy javët e ardhshme, dhe së bashku me OBSh-në të vazhdojmë luftën kundër pandemisë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson, ka thënë se profesionistët gjermanë, të cilët do të ndihmojnë luftimin e pandemisë për dy javë në Kosovë, është si rezultat i solidaritetit ndërkombëtar.

Richardson:Këta profesionistë do të mund të shpëtojnë jetë nëse populli e kryen pjesën e vetë të obligimeve

“Ardhja e këtyre ekspertëve të përkushtuar shëndetësorë është si rezultat i solidaritetit ndërkombëtar, ky rast në veçanti, është rezultat i bashkëpunimit në mes Gjermanisë dhe OBSH-së, kështu që është një bashkëpunim bilateral dhe i shumëfishtë. Këta profesionist do të jenë këtu për dy javë, ata do t'i mbështesin institucionet shëndetësore të Kosovës, për të fuqizuar përgjigjen ndaj Covid-it. Kjo është me rëndësi, këta profesionist do të mund të shpëtojnë jetë nëse populli e kryen pjesën e vetë të obligimeve, ne e dijm që Covid është krizë shoqërore shëndetësore, dhe kriza shoqërore ka nevojë për përgjigje të shoqërisë”, ka thënë ajo.

Kurse, drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, ka vazhduar t’i bëjë thirrje qytetarëve për respektim të masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat