Rron Gjinovci thotë se do ta nxirrte jashtë me sigurim babain e Agon Musliut

Aktuale

Rron Gjinovci thotë se do ta nxirrte jashtë me sigurim babain e Agon Musliut

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:34
Rron Gjinovci

Naim Musliu, babai i 25 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu, ka akuzuar Vetëvendosjen për vdekjen e të birit të tij, që ishte kthyer nga Gjermania në atë kohë e që vdiq në qendren e karantinës ku po mbahej.

Ai i tha kryetares së Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë, Mimoza Kusari-Lila, “pse ju të Vetëvendosjes nuk e thoni asnjë fjalë në Kuvend për djalin tim”.

Por me mënyrën se si po dëshmon në Naim Musliu në komision ka reaguar analisti Rron Gjinovci me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se po të ishte kryesues i komisionit hetues parlamentar do ta thirrte sigurimin dhe policinë.

Ai e ka etiketuar babain e Agon Musliut si “militant të LDK-së” megjithëse nuk dihen ende lidhjet e tij me këtë parti politike.

Statusi i Rron Gjinovcit:

Me kon un kryesus i komisionit hetimor parlamentar, e kisha qite jashte me sigurim dhe polici militantin e LDK-së qe po e imstrumentalizon vetevrasjen e djalit t’vet per me dhon deklarata tlodhta politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat