Majori i njohur i UÇK-së: Ja kush ia mori jetën kolonel Ahmet Krasniqit – kjo ishte dëshira e tradhtarëve

Aktuale

Majori i njohur i UÇK-së: Ja kush ia mori jetën kolonel Ahmet Krasniqit – kjo ishte dëshira e tradhtarëve

Nga: N. H Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:07
Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Major Nazif Ramabaja

Në Vushtrri ditën e djeshme është bërë zbulimi i shtatores së kolonel Ahmet Krasniqit.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ministra dhe deputetë.

E ashpër u paraqit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Tirana zyrtare ia ka borxh Kosovës zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit.

Një koment lidhur më këtë ngjarje e ka bërë edhe një nga njerëzit më të afërt të kolonel Krasniqit.

Bashkëpunëtori i afërt i kolonel Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja, përmes një komenti në Facebook ka thënë se kolonel Krasniqin se lejuan tradhtarët të qarkullojë lirshëm në çdo cep të vendin, përcjell “Bota sot”.

Pra, sipas Ramabajës, ishin tradhtarët, pikërisht ata që ia morën jetën ish-ministrit të parë të mbrojtjes.

Major Ramabaja thotë se dëshira e tradhtarëve ishte që kolonel Krasniqit t’ia marrin jetën.

“Bacën se lejuan tradhtarët të qarkullojë i lirë sa ishte në jetë dhe ta shijojë çdo cep vendin e vet. Kur ja morën jetën pas shumë viteve ja lejuan të varroset në arkivol në Kosovën e dashur që e donte aq shumë. Kjo ishte dëshira e shumë tradhtarëve ta shohin pa jetë”, ka shkruar njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të kolonel Ahmet Krasniqit, Nazif Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat