Anëtari i Kryesisë së VV-së jep alarmin: Jemi çliruar vetëm nga policia dhe ushtria e Serbisë – argatët ende në pushtet

Aktuale

Anëtari i Kryesisë së VV-së jep alarmin: Jemi çliruar vetëm nga policia dhe ushtria e Serbisë – argatët ende në pushtet

Nga: N. H Më: 22 shtator 2020 Në ora: 19:12
Albin Kurti

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka thënë se vendi duhet të çlirohet nga ish komunistët dhe bijtë e tyre, që nuk e kanë lëshuar edhe me tej sipas tij pushtetin edhe në këtë sistem.

Sipas tij, Kosova duhet të çlirohet nga Lista Serbe e ata që bashkëpunojnë më këtë listë, por edhe nga ata që kanë zënë karriget e ja shohim vetëm sherrin.

Anëtari i Kryesisë së VV-së konsideron se deri më tani vendi është çliruar vetëm nga policia dhe ushtria e Serbisë, por jo edhe nga argatët e saj.

Se për kënd më saktësisht e ka pasur fjalën Potera, mbetet për t’u parë.

Ja shkrimi i tij:

Republika e Kosovës duhet të vazhdoj të çlirohet nga ish komunistët dhe bijtë e tyre, që nuk e kanë lëshuar pushtetin edhe në këtë sistem.

Duhet të çlirohet edhe nga disa të ashtuquajtur "çlirimtarë apo krahu i luftës". Duhet të çlirohet nga Lista Serbe e ata që bashkëpunojnë më këtë listë, por edhe nga ata që kanë zënë karriget e ja shohim vetëm sherrin!

Deri tani jemi çliruar vetëm nga policia dhe ushtria e Serbisë, por jo edhe nga argatët e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat