Reagimi i ashpër ndaj Lushtakut: Sami, ja kush i eliminon njerëzit e UÇK-së

Aktuale

Reagimi i ashpër ndaj Lushtakut: Sami, ja kush i eliminon njerëzit e UÇK-së

Nga: P.R Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:25
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku, një nga komandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se është tronditëse publikimi i dosjeve që po dorëzohen në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, ku potencohet se janë fakte dhe të dhënat të marra nga Serbia.

“Gjithçka që vije nga Serbia e shoh armiqësore. Gjykatën Speciale e shoh si gjykatë politike. Që njerëzit e ushtrisë që janë në politikë t’i eliminojë nga skena dhe të kenë më të lehtë në bisedimet me Serbinë”, ka thënë ndër tjerash Lushtaku.

Por menjëherë ndaj Lushtakut ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti.

“Sami, njerëzit e UÇK nuk i eliminon Gjykata Speciale, por populli me votën e vet. Tashmë maska ju ka ra dhe pafytyrësia e tyre ka dal ne pah..hajnia nuk fshihet me pas emblemës së UÇK-së”, ka shkruar Mehmeti në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat