Nasim Haradinaj: Rrjedhja e dosjeve mund të jetë dhuratë nga Mossadi

Aktuale

Nasim Haradinaj: Rrjedhja e dosjeve mund të jetë dhuratë nga Mossadi

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:25
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se rrjedhja e dosjeve nga Gjykata Speciale në Hagë ‘mund të vijë si dhuratë nga agjencia inteligjente izraelite Mossad’.

Ai në Pressing ka thënë se kjo ka ndodhur pasi ‘Izraeli na njohu si shtet’.

“Ne na erdhi njohja e Izraelit dhe ka mundësi që këtë dhuratë po na e bën Mossadi”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat