Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se është krenar me Rexhep Selimin për kontributin e tij gjatë dhe pasluftës.
Haziri në reagim e tij, thotë se kjo është një hipokrizi.
Sipas asaj që shkruan Haziri, një deputet i Kuvendi të Kosovës, kishte deklaruar publikisht se truprojat e Rexhep Selimit kishin bërë atentat mbi të duke e lenë të plagosur me 15 dhjetor të vitit 2000.
Ja shkrimi i tij:
Albin Kurti: Jemi krenar me Rexhep Selimin për kontributin e tij gjatë dhe pasluftës.
Po i njëjti, në të njëjtin emision, thotë se është kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Sa hipokrit!
PS:
Një deputet i Kuvendi të Kosovës, ka deklaruar publikisht se truprojat e Rexhep Selimit kanë bërë atentat mbi të duke e lenë të plagosur me 15 dhjetor të vitit 2000 (n.h)