Osmani: Thaçin e kam mundur me vota – njëjtë edhe Haradinajn, edhe Veselin

Aktuale

Osmani: Thaçin e kam mundur me vota – njëjtë edhe Haradinajn, edhe Veselin

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:45
Vjosa Osmani

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk përdor metodat e kundërshtarëve të saj për të fituar vota.

Ajo ka thënë se llogarit “vetëm në qytetarët”.

“Unë nuk kam nevojë as për ndihmën e Gjykatës Speciale, as të fyerjeve, as të askujt hiç”, është shprehur ajo.

“Hashim Thaçin e kam mundur me vota. Në ditët e tij më të mira, ai i ka marrë 160 mijë vota, unë i kam marrë 176 mijë”, ka thënë Osmani.

“Njëjtë edhe Haradinajn, edhe Veselin, edhe këdo tjetër që ka qenë me ta”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat